Sllovakja fiton në sllallom, para Gut - Behramit në renditjen e përgjithshme 

Skijim

Sllovakja fiton në sllallom, para Gut - Behramit në renditjen e përgjithshme 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 mars 2021 Në ora: 18:32
Petra Vlhova

Skiatorja sllovake, Petea Vlhova, ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Are të Suedisë dhe e merr kryesimin në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. 

Vlhova zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:45,16 minuta apo me kohë më të mirë për 20 qindtat se austriakja Katharina Liensberger. Në vend të tretë renditet skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin, e cila ngeci për 64 qindtat nga pozita e parë.

Në renditjen e përgjithshme Vlhova udhëheq me 1320 pikë, duke e lënë pas Gut – Behramin me 1256, Gisin me 1005 pikë etj. 

Në sllallom Vlhova prin me 580 pikë, pasojnë Shiffrin (498), Liensberger (490) etj.

Renditja 
1. Petra Vlhova (Sllovakia)    1:45,16
2. Katharina Liensberger (Austria)    +0,20
3. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0,64
4. Wendy Holdener (Zvicra) +0,69
5. Lena Dürr  (Gjermania)     +1,67
6. Franziska Gritsch (Gjermania)        +1,80
7. Aana Bucik (Sllovenia)     +1,91
7. Michelle Gisin (Zvicra)    +1,91
9. Paula Moltzan (SHBA) +2,23
10. Kristin Lysdahl (Norvegjia) 2,39

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat