Beat Feuz dhe Sofia Goggia, janë fitues të ‘Globit të vogël të kristaltë’

Skijim

Beat Feuz dhe Sofia Goggia, janë fitues të ‘Globit të vogël të kristaltë’

Më: 17 mars 2021 Në ora: 17:32
Beat Feuz dhe Sofia Goggia, janë fitues të ‘Globit të vogël të kristaltë’

Skiatori zviceran Beat Feuz dhe italiania Sofia Goggia, janë fitues të ‘Globit të vogël të kristaltë’ në disiplinën e lëshimit me ski.

Kjo u bë qartë pas anulimit të garave në Lenzerheide, që duhej të zhvillohen sot (e mërkurë) dhe që u pezulluan për shkak të stuhisë së dëborës.

Feuz është fitues i “Globit të kristaltë të vogël’ të katërt radhazi në disiplinën e lëshimit me ski në konkurrencën e meshkujve, ndërsa Goggia e fitoi çmimin e njëjtë edhe pse mungoi në disa gara për shkak të lëndimit.

Feuz mbylli sezonin me 486 pikë, para austriakut Mattias Mayer me 418 dhe Dominik Parisin me 338 pikë.

Në konkurrencën e femrave, Goggia arkëtoi 480 pikë, pas së cilës vijnë Corinne Suter me 410 dhe Lara Gut Behrami me 383 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat