Pupovci fiton pikët e nevojshme

Skijim

Pupovci fiton pikët e nevojshme

Më: 18 mars 2021 Në ora: 19:06
Pupovci fiton pikët e nevojshme

Skitari ynë, Arbi Pupovci, ka fituar pikët e nevojshme për rezultatin e parë nga pesë të tillë sa i duhen për të plotësuar kriterin e normës olimpike në disiplinën e sllallomit të madh për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Pupovci është duke garuar në garën e Kollashinit të Malit të Zi. Sot garoi në sllallom të madh dhe zurin vendin 48 nga 81 garues, por që pikët e fituara (138.58) ishin brenda kriterit të përcaktuar nga Federata Ndërkombëtare e Skitarisë (FIS).

Në Kollashin po marrin pjesë edhe skitarët tjerë. 17-vjeçari Drin Kokaj doli i 60-ti në disiplinën e njëjtë.

Në konkurrencën e femrave, Arba Pupovci pati paraqitje të mirë, duke zënë vendin 12 nga 21 garuese, kurse Kiana Kryeziu ishte e pafat, pasi nuk e përfundoi lëshimin e parë, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat