Mrekulli, sot datëlindjen, sot kampion i Kupës së Botës dhe në sllallom të madh!

Skijim

Mrekulli, sot datëlindjen, sot kampion i Kupës së Botës dhe në sllallom të madh!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 mars 2021 Në ora: 13:41
Alexis Pinturault

Mrekulli në botën e sportit! E rrallë, e mahnitshme, që në datëlindje të shpallesh kampion i Kupës së Botës dhe në disiplinën e sllallomit, kjo është pothuajse e papërsëritshme apo pak kush e ka këtë fat!

Ky është francezi Alexis Pinturault! Ai sot fitoi “Globin e madh të kristaltë” dhe “Globin e vogël të Kristaltë”. Emocione të pafundme për Alexis Pinturault, që sot mbushi fiks 30 vjet!  

Data 20 mars, viti 2021, do të mbeten gjithmonë në kujtesën e tij, si viti më i artë, më spektakolar si rrallë herë në botën e mrekullueshme sportive.  

Image

Pinturault

Pinturault do të kujtojë përgjithmonë 30 vjetorin e lindjes!

“Skiatori francez fitoi sllallomin e madh të fundit të sezonit në qendrën e Skive në Lenzerheide, të Zvicrës duke siguruar një “Glob të madh dhe një të vogël kristali në ditëlindjen e tij të 30-të”, shkruan media sllovene “sport.slo”.

Alexis Pinturault (Franca) zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:15,75 minuta, duke e lënë pas për 20 qindtat kroatin Filip Zubçiç dhe për 21 qindtat Mathieu Faivre (Franca). Pinturault si në rrëshqitjen e parë po ashtu edhe në të dytin ishte më i mirë.

Image

Odermatt

Ai është kampion në sllallomin e madh me 700 pikë apo ka 51 më shumë se zvicerani Marco Odermatt, ndërsa në renditjen e përgjithshme e siguroi vendin e parë me 1200 pikë apo ka 107 pikë më shumë se Marco Odermatt.

Renditja e përgjithshme në sllallomin e madh
1. Alexis Pinturault (Franca) 700 pikë
2. Marco Odermatt (Zvicra) 649
3. Filip Zubçiç (Kroacia) 606

Renditja e përgjithshme e Kupës së Botës
1. Alexis Pinturault (Fr) 1200
2. Marco Odermatt (Sz) 1093
3. Marco Schwarz (Ö) 774

Renditja
1. Alexis Pinturault (Franca)     2:15,75
 2. Filip Zubçiç (Kroacia)    +0,20
 3. Mathieu Faivre (Franca)       +0,21
 4. Stefan Brennsteiner   (Austria)    +0,46
 5. Luca DE Aliprandini (Italia)  +0,64
 6. Thibaut Favrot (Franca)    +0,79
 7. Gino Caviezel (Zvicra)     +1,00
 8. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +1,07
 9. Leif Nestvold (Norvegjia)    +1,09
10. Stefan Luitz (Gjermania)    +1,25

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat