‘Globi i madh i kristaltë’ për Vlhovan dhe ai i vogli për Liensbergerin

Skijim

‘Globi i madh i kristaltë’ për Vlhovan dhe ai i vogli për Liensbergerin

Nga: Kemajl Goca Më: 20 mars 2021 Në ora: 15:58
Skiatoret në podium

Sllovakja Petra Vlhova kurorëzoi sezonin e gjatë me një “Glob të madh të kristalit”. Ajo konfirmoi suksesin e saj në karrierë, kampione e Kupës së Botës në skitë alpine. 

Austriakja Katharina Liensberger zuri vendin e parë në disiplinën e sllallomit me kohë të kaluar për +1:49,77 minuta apo me kohën bindshëm më të mirë, për një sekondë e 24 qindtat se amerikanja Mikaela Shiffrin dhe 1 sekondë e.90 qindtat e sekondës se zviceranja Michelle Gisin. Gara u mbajt në Lenzerheide të Zvicrës.

Skiatorja Petra Vlhova siguron vendin e parë në renditjen e përgjithshme me 1292 pikë, duke e lënë pas Lara Gut Behrami me 1256 pikë.

Image

Vlhova

 “Globi i vogël i Kristaltë” shkon për austriaken Katharina Liensberger. 

Image

Liensberger

Liensberger zuri vendin e parë në sllallom me 690 pikë dhe la pas Mikaela Shiffrin me  655.

Image

Vlhova

Renditja e përgjithshme të Kupës së Botës 

1. Petra Vlhova 1392 pikë
2. Lara Gut Behrami 1256
3. Michelle Gisin 1085

Renditja e përgjithshme e sllallomit

1. Katharina Liensberger 690 pikë
2. Mikaela Shiffrin 655
3. Petra Vlhova 652

Renditja 

1. Katharina Liensberger (Austria)    +1:49,77
 2. Mikaela Shiffrin (SHBA)        +1,24
 3. Michelle Gisin (Zvicra)    +1,95
 4. Kristin Lysdahl (Norvegjia)    +1,99
 5. Sara Hector (Suedia)    +3,11
 6. Petra Vlhova (Sllovakia)    +3,15
 7. Paula Moltzan (SHBA)    +3,35
 8. Andreja Slokar (Slovenia)     +3,36
 9. Martina Dubovska (Çekia)    +3,57
10. Nastasia Noens (Franca)     +3,59

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat