Robinson fiton garën e fundit, Vlhova kampione e Kupës së Botës

Skijim

Robinson fiton garën e fundit, Vlhova kampione e Kupës së Botës

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2021 Në ora: 14:13
Robinson fiton garën e fundit, Vlhova kampione e Kupës së Botës

Sllovakja Petra Vlhova është kampione e Kupës së Botës, duke e fituar “Globin e vogël të kristaltë”. 

Skiatorja nga Zelanda e Re, Alice Robinson, fiton garën e fundit në disiplinën e sllallomit të madh, që u zhvillua në Lenzerheide të Zvicrës.

Ajo zuri vendin  e parë me kohë të kaluar për 2:19,48 minuta apo me kohën më të mirë për 28 qindtat se Mikaela Shiffrin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për 48 qindtat se Meta Hrovat nga Sllovenia. 

Skiatorja italiane Marta Bassino është kampione e sllallomit të madh, duke e fituar “Globin e vogël të kristale”. 

Renditja e përgjithshme e Kupës së Botës 
1. Petra Vlhova 1416 pikë
2. Lara Gut-Behrami 1256
3. Michelle Gisin 1130

Renditja e përgjithshme e sllallomit të madh
1. Marta Bassino (Italia)    546
2. Mikaela Shiffrin (SHBA)    420
3. Tessa Worley (Franca)    391

Renditja 
1. Alice Robinson  (Zelanda e Re)    2:19,48
 2. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0,28
 3. Meta Hrovat (Sllovenia)    +0,48
 4. Federica Brignone (Italia)    +1,29
 5. Michelle Gisin (Zvicra)    +1,31
 6. Katharina Liensberger (Austria)    +1,37
 7. Marta Bassino (Italia)    +1,45
 8. Sara Hector (Suedia)    +2,01
 9. Tessa Worley (Franca)    +2,61
10. Maryna Gasienca-Daniel  (Polonia)    +2,86

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat