Feller më i miri në sllallom, Pinturault kampion i Kupës së Botës 

Skijim

Feller më i miri në sllallom, Pinturault kampion i Kupës së Botës 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:05
Feller më i miri në sllallom, Pinturault kampion i Kupës së Botës 

Austriaku Manuel Feller ka shënuar fitore në garën e fundit për edicionin e sivjetshëm garues 2020-2021 përkatësisht në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Qendrën e Skive në Lenzerheide të Zvicrës. 

Feller fitoi garën dramatike për 1:47.24 minuta dhe me një kohë shumë të ngushtë, për 8 qindtat se francezi Clement Noel. 
Kampioni i ri i Kupës së Botës, francezi Alexis Pinturault, përfundoi në pozitën e tretë me 11 qindtat e kohës më të dobët se pozita e parë.

“Globi i vogël i kristaltë” në sllallom, u fitua nga austriaku Marco Schwarz. Në renditjen e sllallomit, ai është i pari me 665 pikë, i dyti Clement me 553 pikë, dhe i treti zvicerani Ramon Zenhaeusern me 503 pikë. 

Image

Feller

Fituesi i Kupës së Botës (Globi të madh të kristaltë) është Alexis Pintaurault, duke e zënë vendin e parë me 1260 pikë, i dyti është zvicerani Marco Odermatt me 1093 pikë dhe i treti Schwarz me 814 pikë. 

Renditja e përgjithshme e sllallomit
 1. Marco Schwarz (Austria) 665 pikë
2. Clement Noel (Franca) 553 
3. Ramon Zenhäusern (Zvicra) 503

Renditja e përgjithshme e Kupës së Botës
1. Alexis Pinturault (Franca) 1260 pikë
2. Marco Odermatt (Zvicra) 1093 
3. Marco Schwarz (Austria) 814 

Renditja 
1. Manuel Feller (Austria)    1:47,24
2. Clement Noel (Franca)    +0,08
3. Alexis Pinturault (Franca) +0,11
4. Aalex Vinatzer (Italia)    +0,32
5. Loic Meillard (Zvicra)     +0,33
6. Marco Schwarz (Austria)    +0,76
7. Luca Arni (Zvicra)    +1,14
8. Victor Muffat-Jeandet (Franca)    +1,18
9. Linus Strasser (Gjermania)    +1,24
10. Tanguy Nef (Zvicra)    +1,74

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat