Vdes sportistja që u godit nga orteku

Skijim

Vdes sportistja që u godit nga orteku

Nga: K.G. Më: 24 mars 2021 Në ora: 18:46
Julie Pomagalski, foto Reuters

Lajmi i trishtë, ka ndërruar jetë Julie Pomagalski.

Sportisti francez është në zi pas vdekjes së ish-kampiones së botës Julie Pomagalski të martën, e cila u godit nga orteku.

Pomagalski, 40 vjeç, u aksidentua ndërsa bënte ski në alpet e Zvicrës.

Një ekip i shpëtimit u përpoq që ta shpëtonte 40-vjeçaren Julie, por nuk ia doli.

Ajo ishte kampione botërore në Snowboard në vitin 1999, në moshën vetëm 19-vjeçare dhe mori pjesë dy herë në Lojërat Olimpike Dimërore. Julie kishte nëntë fitore dhe 34 herë u ngjit në podiumet e Kupës së Botës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat