Schlierenzauer njofton përfundimin e karrierës së tij sportive pas 15 vjetësh

Skijim

Schlierenzauer njofton përfundimin e karrierës së tij sportive pas 15 vjetësh

Nga: K.Goca Më: 21 shtator 2021 Në ora: 15:35
Schlierenzauer njofton përfundimin e karrierës së tij sportive pas 15 vjetësh

Kërcyesi me ski, austriaku Gregor Schlierenzauer, mbajtësi rekord për fitoret e Kupës së Botës, ka njoftuar përfundimin e karrierës së tij sportive.

Ai kaloi 15 vjet në Kupën e Botës, por për shkak të dëmtimeve në sezonet e fundit ai nuk mund të kthehej më në majë.

Me 53 fitore, ai është mbajtës rekord i Kupës së Botës dhe ka qenë 88 herë në podium. 

Dy herë ai ishte fituesi i përgjithshëm i Kupës së Botës (2009, 2013), dhe gjithashtu dy herë radhazi (2012, 2013) fitoi Turneun e Vitit të Ri në katër kërcimet e skive.

“Pas një pushimi për shkak të lëndimit, kisha kohë të mjaftueshme për të menduar për gjithçka.

Nuk ishte e lehtë marrja e vendimit për t’i dhënë fund karrierës sime, por më duket se e kam bërë atë në kohën e duhur. Kërcimi me ski më ka sjellë shumë gëzime dhe përvojë për të ardhmen”, njofton Schlierenzauer në profilin e tij.

Ai ka katër medalje nga Lojërat Olimpike Dimërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat