Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, sundoi në Kupën e Botës në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Courchevel të Francës. Shiffrin bëri paraqitje të përsosur si në grahjen e parë po ashtu edhe në të dytën, duke triumfuar me kohë 02:02.40 minuta ose ka pasur kohën shumë më të shpejt, për 99 qindta se vendi i dytë Tessa Worley nga Franca. Shiffrin ka fituar 34 gara të Kupës Botërore, por kjo ishte vetëm e pesta e saj në sllallomin gjigand. Worley për dy qindtat arriti të jetë më e shpejt se pozita e tretë Manuela Mölgg nga Italia.
Karakteristikë ka qenë se Ragnhild Mowinckel nga Norvegjia, që zuri vendin e katërt, ka pasur tre të qindtat e kohës më të dobët se pozita e dytë dhe një se ajo e treta. Zviceranet Wendy Holdener dhe Lara Gut nuk e kishin ditën e tyre, duke u renditur në pozitën e nëntë përkatësisht të dhjetë. Holdener kishte kohën më të mirë për 6 qindtat se Gut.
Gara ka qenë shumë interesante hiq dominimit të amerikanes. Në renditjen e përgjithshme të sllallomit të madh, Shiffrin prin me 225 pikë, e ndjekur nga Rebensburg (218), Worley (200), Mölgg (180) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 621 pikë, pasojnë: Rebensburg (430), Weirather (374), Gisin (303) etj.
Rezultatet
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 02:02.40
2. Tessa Worley (Franca) 0.99
3. Manuela Mölgg (Italia) 1.01
4. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) 1.02
5. Nina Haver-Loeseth (Norvegjia) 1.30
6. Melanie Meillard (Zvicra) 1.33
7. Adeline Baud Mugnier (Franca) 1.67
8. Marta Bassino (Italia) 1.75
9. Wendy Holdener (Zvicra) 1.81
10. Lara Gut (Zvicra) 1.87