Fazlija: Rasti i kuvendit të fundit të FSK-së, është shqetësues

Skijim

Fazlija: Rasti i kuvendit të fundit të FSK-së, është shqetësues

Nga: Kemajl Goca Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 19:15
Afërdita Fazlija

Të shtunën që e lamë pas, përfaqësuesit e Departamentit të Sportit të Kosovës (DSK) lëshuan Kuvendin e rregullt të punës së Federatës së Skitarisë së Kosovës.  Mollë sherri ka qenë mos ndryshimet e  Statutit të FSK-së në bazë të asaj që e kërkojnë aktet ligjore! Në bisedë për gazetën kombëtare “Bota sot”, zëvendësdrejtoresha e Departamentit të Sportit të Kosovës, Afërdita Fazlija, ka treguar se cilat mund të jenë pasojat për Federatën e Skitarisë së Kosovës, nëse nuk e aprovon Statutin në bazë të asaj që e kërkon ligji.

“Siç jeni të informuar Federata e Skijimit ka thirr një kuvend në fillim të muajit dhjetor dhe në mungesë të kuorumit është shtyrë për datën 16 dhjetor dhe ne kemi qenë të informuar për pjesëmarrje në kuvend, kjo është më së e ditur, se janë dy pjesë, apo të themi dy pika që interesojnë DSK-së, një është çështja financiare dhe raporti i punës, por është pjesa tjetër e paralajmërimit për disa ndryshime në Statutin e federatës së skijimit apo më mirë të themi harmonizimi me ligjin për sport dhe statutin e federatës ndërkombëtare.

Ajo e cila ka ndodhur në FSK, ndoshta është një rast, që me thënë të drejtën, për këto 18 vite, kemi pasur raste të ndryshme, mirëpo rasti i kuvendit të fundit për mua pak është shqetësues, në aspektin që ndryshimet në statut kanë qenë të paralajmëruar si ndryshime kapitale apo si harmonizim i disa neneve të cilat e prekin ligjin e sportit, dhe aktet nënligjore dhe me të filluar kuvendi, u informuam për disa gjëra të cilat nuk e di federata a janë në dijeni apo ka qenë një formë e cila për ne si DSK është e papranueshme. Derisa federata ka formuar komisionin profesional, që për mendimin tim ka qenë mirë i ndërtuar prej pesë anëtarëve, prej anëtarëve të bordit, ekspertëve të cilët janë ndoshta me dekada në federatën e skijimit, në momentin e fundit, në pjesën hyrëse të fjalimit të kryetarit prononcohet në një pozicion i cili thotë që të gjitha ndryshime që Këshilli profesional i ka propozuar janë në kundërshtim me zhvillimin e skijimit në Kosovë.

Ai si kryetar ka marrë vendim që të bëhen disa ndryshime, që për mendimin tim janë joprofesionale, por të njëjtën kohë janë në kundërshtim me akte nënligjore dhe me ligjin për sport. Është një problem që ndoshta i ka përcjellë edhe institucionet tjera, edhe federatat tjera, edhe Komitetin Olimpik, është tepër me rëndësi, që një herë e përgjithmonë të sqarohen, të respektohen rregulloret, se baza deleguese është një prej parimeve kryesore që pretendojmë që këto federata apo sporti në përgjithësi ti takon sportistëve, ti takon klubeve,  ti takon atyre që e kanë barrën e sportit. Ishte procedurë tepër e shpejtë, se të ndërrohen propozimet e këshillit profesional brenda natës dhe mos të kemi mundësi që ato propozime t’i shohim dhe këshilli profesional të jap një sqarim lidhur me ato propozime, pse i kanë propozuar, cilat kanë qenë anët pozitive dhe negative të atyre propozimeve, ne nuk patëm mundësi mi pa, të njëjtën kohë nuk patëm mundësi mi pa edhe propozimet konkrete e të analizohen nga kryetari cilat janë ato çështje, me të thënë të drejtë është e pamundshme si zyrtar i DSK-së, që ndryshime që janë bërë brenda natës, ne sot në mëngjes të japim ndonjë koment.

Ne e kemi të rregulluar me aktet ligjore, që të gjitha ndryshimet e federatës brenda 15 ditëve do të dorëzohen në DSK dhe të gjitha ato të cilat janë në kundërshtim me aktet nënligjore dhe ligjin për sport do t’i kthehen. Mirëpo, në bazë praktikave ne kemi...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat