Paris më i miri në lëshim

Skijim

Paris më i miri në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 16:03
Dominik Paris, foto Reuters

Skiatori italian, Dominik Paris, u tregua më i miri në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që u mbajt në Bormio të Italisë. Paris dëshmoi rrëshqitje të mirë dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:56.95 minuta, duke qenë më i shpejt për 4 qindtat se norvegjezi Aksel Lund Svindal dhe 17 të qindtat se Kjetil Jansrud. Zvicerani Beat Feuz u rendit në pozitën e katërt me 14 qindtat me pak se vendi i tretë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës, Hirscher kryeson me 534 pikë, pasojnë Kristoffersen 505 e Svindal 454 pikë etj. Në disiplinën e lëshimit, Svindal udhëheq me 340 pikë, i ndjekur nga Feuz (262), Jansrud (209) etj.

Rezultatet

1. Dominik Paris (Italia)      1:56.95

2. Aksel Lund Svindal (Norvegjia)         0.04

3. Kjetil Jansrud (Norvegjia)         0.17

4. Beat Feuz (Zvicra)   0.31

5. Hannes Reichelt (Austria)                   0.39

6. Matthias Mayer (Austria)          0.61

7. Adrien Théaux (Franca)   0.85

8. Max Franz (Austria)         0.88

9. Patrick Küng (Zvicra)      1.03

10. Manuel Osborne-Paradis (Kanada)  1.12

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat