Brignone ngadhënjeu në sllallomin e madh

Skijim

Brignone ngadhënjeu në sllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 16:37
Federica Brignone

Federica Brignone dëshmoi formë të jashtëzakonshme në disiplinën e sllallomit të madh, në garën e mbajtur në Lienz të Austrisë. Skiatorja italiane,  Brignone për 2:05.52 minuta doli e para madje  ishte një fitore jashtëzakonisht e ngushtë, për 4 qindtat kohë më të mirë se pozita e dytë, gjermania Viktoria Rebensburg. Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin  me pak fat do të kishte kohën më të mirë, e cila ngeci në vend të tretë me 8 të qindtat e kohës më të ngadalshme se fituesja e garës.

Image

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës,  Shiffrin udhëheq me 881 pikë, duke lënë pas Rebensburg (510), Vlhova  (385), Weirather (374) tk, kurse në sllallomin e madh, Rebensburg prin me 298 pikë, Shiffrin (285), Worley (250) etj.

Rezultatet

1. Federica Brignone (Italia)           2:05.52

2. Viktoria Rebensburg (Gjermania)        0.04

3. Mikaela Shiffrin (SHBA)    0.08

4. Tessa Worley (Franca)      0.26

5. Stephanie Brunner (Austria)      0.33

6. Ana Drev (Sllovenia)         0.53

7. Petra Vlhova (Sllovakia)   0.60

8. Meta Hrovat (Sllovenia)   0.73

9. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)         1.17

10. Lara Gut (Zvicra)    1.24

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat