Kampioni i botës, Marcel Hirscher, zuri vendin e parë në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Adelboden të Zvicrës. Austriaku zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:28.63 minuta, duke lënë pas për 17 qindtat norvegjezin Henrik Kristoffersen dhe për 21 qindtat francezin Alexis Pinturault.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher kryeson me 774 pikë, pasojnë Kristoffersen (660), Pinturault (502) etj.
Në disiplinën e sllallomit, Hirscher prin me 420 pikë, i ndjekur nga Kristoffersen me 365 sosh.
Rezultatet
1.Marcel Hirscher (Austria) 2:28.63
2.Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 0.17
3. Alexis Pinturault (Franca) 0.21
4.Luca De Aliprandini (Italia) 1.14
5.Zan Kranjec (Sllovenia) 1.20
6.Manuel Feller (Austria) 1.20
7.Manfred Mölgg (Italia) 1.35
8.Mathieu Faivre (Franca) 1.57
9.Riccardo Tonetti (Italia) 1.57
10.Leif Haugen (Norvegjia) 1.59