Hirscher i pandalshëm, triumfoi në sllallom

Skijim

Hirscher i pandalshëm, triumfoi në sllallom

Nga: Kemajl Goca Më: 7 janar 2018 Në ora: 15:11
Marcel Hirscher

Të enjten (me 4 janar) që e lamë pas, kampioni në fuqi i botës, Marcel Hirscher, triumfoi në disiplinën e sllallomit që u mbajt në Slejm të Zaagrebit, kurse të shtunën (me 6 janar) ngadhënjeu në sllallomin e madh dhe sot në sllallom, këto garat e fundit u mbajtën në Adelboden të Zvicrës.  Hirscher regjistroi fitoren e 52 në karrierën e tij.

Një sukses i madh i Hirscherit dhe vazhdon rrugën drejt titullit të pestë në botë! Austriaku zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:50.94 minuta,  por me kohën më të mirë për 13 qindtat se bashkëkombëasi i tij, Michael Matt. Në vend të tretë u rendit norvegjezi Henrik Kristoffersen, me kohë më të ngadalshme për 16 qindtat se fituesi i garës.

Skiatori suedez Andre Myhrer renditet në pozitën e katërt për 78 qindtat nga vendi i parë, por kishte kohën më të mirë për pesë qindtat se francezi Alexis Pinturault. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher udhëheq me 874 pikë, pasojnë: Kristoffersen (720), Pinturault (547), Jansrud (480), Svindal (454) etj. kurse në sllallom kryeson me 454 pikë, i ndjekur nga Kristoffersen (355), Matt (308), Myhrer (263) etj.

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (AUT)          1:50.94

2. Michael Matt (Austria)        0.13

3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 0.16

4. André Myhrer (Suedia)        0.78

5. Alexis Pinturault (Franca)    0.83

6. Stefano Gross (Italia)   1.43

7. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia)  1.55

8. Loïc Meillard (Zvicra)  1.56

9. Christian Hirschbühl (Austria)     1.64

10. Linus Strasser (Gjermania)         1.72

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat