Skiatorja amerikane, Mikaele Shiffrin, është e pandalshme! Ajo shënoi edhe një fitore të madhe, e pesta rresht dhe e dhjeta gjatë edicionit të ri! 22-vjeçarja amerikane dominoi në Kupën e Botës në disiplinën e sllallomit, e cila u zhvillua në Qendrën e Skive në Flachau të Austrisë.
Shiffrin zuri pozitën e parë me kohë të kaluar për 1:50.86 minutë, me kohë me të shpejt për 94 qindtat se austriakja Bernadette Schild. Skiatorja suedeze renditet në vend të tretë me një sekondë e 43 qindtat se fituesja e garës.
E veçanta e garës ka qenë, se në rrëshqitjen e parë Schild dominoi dhe pati kohën më të mirë për 37 qindtat se amerikania. Por në rrëshqitjen e dytë, amerikania u dëshmua e jashtëzakonshme dhe ia doli të ngadhënjen. Kjo është fitorja e 41-të në karrierën e amerikanes, e cila tani prin me 1.381 pikë apo ka 821 pikë më shumë se zvicerania Wendy Holdener. Në pozitën e tretë është sllovakja Petra Vlhova me 554 pikë apo ka gjashtë sosh me pak se Holdener.
Shiffrin kryeson garën e sllallomit me 780 pikë, e dyta është Vlhova me 445 pikë, ndërsa Hansdotter në vendin e tretë (431 pikë) etj. me një fjalë, Shiffrin i buzëqesh titulli i ri i kampiones së botës, po ashtu edhe Globi i vogël i Kristaltë në sllallom.
Rezultatet
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:50.86
2. Bernadette Schild (Austria) 0.94
3. Frida Hansdotter (Suedia) 1.43
4. Nina Haver-Loeseth (Norvegjia) 2.62
5. Katharina Truppe (Austria) 2.67
6. Chiara Costazza (Italia) 2.80
7. Anna Swenn-Larsson (Suedia) 2.84
8. Katharina Liensberger (Austria) 2.91
9. Nastasia Noens (Franca) 3.03
10. Katharina Gallhuber (Austria) 3.24