Muffat Jeandet la pas për 96 qindtat rusin

Skijim

Muffat Jeandet la pas për 96 qindtat rusin

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2018 Në ora: 16:17
Victor Muffat Jeandet (

Skiatori Victor Muffat Jeandet tregoi paraqitje të jashtëzakonshme në disiplinën e superkombinimit (lëshim e sllallom) në Kupën e Botës, që u mbajt në Wengen të Zvicrës. Shtegu në Wengen është më i gjati dhe më i mundimshmi për skiatorët. Francezi Victor Muffat Jeandet tregoi rrëshqitje të jashtëzakonshme dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:35.29. Se francezi ka qenë i jashtëzakonshëm e dëshmon edhe fitorja bindëse, me 96 qindta epërsi ndaj rusit Pavel Trikhichev që zuri vendin e dytë. Peter Fill nga Italia zuri vendin e tretë dhe për një të qindtën e sekondës ishte më i shpejt se norvegjezi Kjetil Jansrud. Italiani Dominik Paris renditet në pozitën e pestë me kohë më të dobët për 1 sekondë e 18 qindtat se pozita e parë apo për pesë qindtat qe më i shpejt se zvicerani Mauro Caviezel. Në renditjen e superkombinimit, Peter Fill prin me 140 pikë, pasojnë: Kjetil Jansrud (110), Victor Muffat-Jeandet (105), Mauro Caviezel (90) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Marcel Hirscher udhëheq me 874 pikë, Henrik Kristoffersen (720), Alexis Pinturault (547) etj.

Rezultatet  

1. Victor Muffat Jeandet (Franca)            2:35.29

2. Pavel Trikhichev (Rusia)             0.96

3. Peter Fill (Italia)       1.15

4. Kjetil Jansrud (Norvegjia)           1.16

5. Dominik Paris (Italia)        1.18

6. Mauro Caviezel (Zvicra)    1.23

7. Justin Murisier (Zvicra)     1.30

8. Matthias Mayer (Austria)           1.37

9. Bryce Bennett (SHBA)       1.45

10. Aleksander Kilde (Norvegjia)             1.50

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat