KOKSH synon pjesëmarrjen në Olimpiadën dimërore me 4 sportistë

Skijim

KOKSH synon pjesëmarrjen në Olimpiadën dimërore me 4 sportistë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 19:33
Pamje nga një garë

 

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), përmes një mesazhi të bërë publik në faqen e tij zyrtare “Facebook”, ka bërë me dije se synon të shkojë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018” me 4 sportistë. Eventi më i rëndësishëm sportiv i sporteve dimërore, që nis më datën 9 shkurt (deri më 25 shkurt), do të zhvillohet në Korenë e Jugut, ndërkohë që afati i fundit për kualifikimin e sportistëve është data 21 janar.

 

Sportistët që KOKSH synon të dërgojë në Olimpiadë janë Suela Mëhilli, Erion Tola, Marsel Biçoku dhe Saimir Mëhilli. Dy të parët kanë garuar edhe më parë në Lojërat Olimpike Dimërore, sidomos Tola që është një veteran i këtyre eventeve. Të katër sportistët do të synojnë kualifikimin në garat e skive alpine dhe po marrin pjesë në disa gara kualifikuese, për të grumbulluar sa më shumë pikë olimpike, që u japin mundësi të garojnë në Olimpiadë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat