Svindal në i miri në supersllallom!

Skijim

Svindal në i miri në supersllallom!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2018 Në ora: 14:55
Aksel Svindal

Skiatori norvegjez Aksel Lund Svindal fitoi në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Kitzbuhel të Austrisë. Ai tregoi paraqitje të jashtëzakonshme, duke e zënë pozitën e parë me kohë të kaluar për 1:30.72 minuta apo me kohën më të mirë për 50 qindtat se bashkëkombësi i tij, Kjetil Jansrud. Svindal u dëshmua  shumë i mirë, duke rrëshqitur me pak gabime dhe arriti të triumfoi me një epërsi mjaft të mirë. Austriaku Matthias Mayer renditet në vend të tretë me 56 qindtat e sekondës me pak se sa Svindal, por për një qindtën ka qenë më i shpejt se bashkëkombësi i tij, Hannes Reichelt.

Image

Jansrud

Francezi Adrien Theaux renditet në vend të pestë apo me 13 qindtat e sekondës ka qenë më i mirë se zvicerani Beat Feuz që zuri pozitën e gjashtë.   Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher kryeson me 974 pikë, duke lënë pas Kristoffersenin (800), Jansrud (639), Svindal (634), Pinturault (588) etj. ndërsa në supersllallom Jansrud udhëheq me 260 pikë, pasojnë: Svindal (214), Kriechmayr (200) etj. 

Meshkujt

1. Aksel Svindal (Norvegjia)  1:30.72

2. Kjetil Jansrud (Norvegjia) 0.50

3. Matthias Mayer (Austria) 0.56

4. Hannes Reichelt (Austria) 0.57

5. Adrien Theaux (Franca)     0.70

6. Beat Feuz (Zvicra)    0.83

7. Peter Fill (Italia)       0.92

8. Andreas Sander (Gjermania)      1.13

9. Blaise Giezendanner (Franca)    1.21

10. Vincent Kriechmayr (Austria)  1.29

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat