Holdener e para, Vonn e katërta në superkombinim

Skijim

Holdener e para, Vonn e katërta në superkombinim

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2018 Në ora: 15:54
Wendy Holdener

Skiatorja zvicerane, Wendy Holdener, shkëlqen në garën e superkombinimit, që u mbajt në Lenzerheide të Zvicrës. Ajo ka qenë më e mirë se rivalet tjera dhe doli e para me kohë të kaluar për 02:01.18 minuta. Holdener pati kohën me të shpejtë për 1 sekondë e 55 qindtat se Marta Bassino nga Italia, kurse në pozitën e tretë u rendit Ana Bucik nga Sllovenia, e cila ka pasur kohën për një të qindtën me të dobët se vendi i dytë. Bucik  befasoi me rrëshqitje të mirë dhe me pak fat ka mundur të ngjitet në pozitën e dytë. Skiatorja amerikane Lindsey Vonn zuri vendin e katërt me një sekondë e 88 qindtat me pak se fituesja e garës apo për 12 qindtat ka qenë më e shpejt se austriakja Ramona Siebenhofer. Michelle Gisin renditet në vend të nëntë me kohë me të dobët për 2 sekonda e 38 qindtat se Holdener. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 1.477 pikë, pasojnë: Holdener (686), Rebensburg  (634), Weirather (601), Gut (581), Goggia (570), Vlhova (562), Gisin (540), Mowinckel (539), Brignone (538) etj.

Rezultatet

1. Wendy Holdener (Zvicra) 02:01.18

2. Marta Bassino (Italia)        1.55

3. Ana Bucik (Sllovenia)        1.56

4. Lindsey Vonn (SHBA)        1.88

5. Ramona Siebenhofer (Austria)   2.00

6. Nevena Ignjatovic (Serbia)         2.06

7. Anne-Sophie Barthet (Franca)   2.14

8. Denise Feierabend (Zvicra)        2.35

9. Michelle Gisin (Zvicra)      2.38

10. Romane Miradoli (Franca)       3.04

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat