Super paraqitje e zviceranit

Skijim

Super paraqitje e zviceranit

Nga: Kemajl Goca Më: 27 janar 2018 Në ora: 22:59
Beat Feuz

Skiatori zviceran, Beat Feuz, bëri paraqitje superiore në disiplinën e lëshimit, që u mbajt në Garmisch-Partenkirchen. Feuz zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 01:55.39 minuta apo për 18 qindtat me kohë më të mirë se dy skiatorët tjerë. Austriaku Vincent Kriechmayr dhe italiani Dominik Paris ndanë vendin e dytë me nga 18 qindtat e sekondës me pak se fitues i garës, kursë Aksel Lund Svindal renditet në pozitën e katërt me 10 qindtat e kohës më të dobët se vendi i dytë. Në renditjen e përgjithshme prinë Hirscher me 1154 pikë, duke lënë pas Kristoffersenin (980 Svindalin (716) etj. ndërsa në lëshim Feuz udhëheq me 542 pikë, i ndjekur nga Svindal (502) e Paris (334).

Rezultatet 
1. Beat Feuz (Zvicra)    01:55.39
2. Vincent Kriechmayr (Austria)    0.18
2. Dominik Paris (Italia)    0.18
4. Aksel Lund Svindal (Norvegjia)    0.28
5. Hannes Reichelt (Austria)    0.36
6. Peter Fill (Italia)    0.49
7. Thomas Dressen (Gjermania)    0.53
8. Matthias Mayer (Austria)    0.64
9. Brice Roger (Franca)    0.83
10. Emanuele Buzzi (Italia)    0.99

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat