Vonn fantastike, 80 fitore në karrierë

Skijim

Vonn fantastike, 80 fitore në karrierë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 13:04
Lindsey Vonn

Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn, është fantastike në garën që u zhvillua në Gamirsch Partenkirchen të Gjermanisë. Ajo shënoi fitore të madhe dhe e 80-ta në karrierën e saj.  Vonn zuri vendin e parë në lëshim me kohë të kaluar për 1:12.84 minuta apo ka qenë më e shpejt për 2 qindtat se italiania Sofia Goggia dhe 13 qindtat se austriakja Cornelia Hütter.  Për amerikanen që ka 33 vjet, është fitorja e 41-të në lëshim.  Ndërkaq, rekordin aktualisht e mban suedezi Ingemar Stenmark, që ka 86 fitore. Goggia udhëheq me 349 pikë në lëshim, pasojnë Vonn (306), Weirather (298) pikë etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme Mikaela Shiffrin prinë me 1513 pikë, pasojnë Wendy Holdener (842), Petra Vlhova (754) etj.

Rezultatet

1. Lindsey Vonn (SHBA) 1:12.84

2. Sofia Goggia (Italia)    0.02

3. Cornelia Hütter (Austria)          0.13

4. Breezy Johnson (SHBA)            0.34

5. Anna Veith (Austria)  0.47

6. Lara Gut (Zvicra)          0.66

7. Tina Weirather (Liehteshtejni)              0.74

8. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)           0.81

9. Nicole Schmidhofer (Austria) 0.86

10. Nadia Fanchini (Italia)              1.09

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat