Vonn e jashtëzakonshme, 81 fitore në karrierën e saj

Skijim

Vonn e jashtëzakonshme, 81 fitore në karrierën e saj

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 15:54
Lindsey Vonn

Bukuroshja amerikane, Lindsey Vonn, është e jashtëzakoshme dhe po ia afrohet rekordit që mban suedezi Ingemar Stenmark. Vonn shënoi fitoren e 81 në karrierën e saj, ka pesë fitore me pak se Stenmark. Skiatorja amerikane shënoi fitoren e dytë rresht në disiplinën e lëshimit, që u mbajt në Gamirsch Partenkirchen të Gjermanisë. Ajo ishte shumë më e mirë se skiatoret e tjera, duke arritur në pozitën e parë me kohë të kaluar për 1:37.92 minuta. Vonn doli për 11 qindtat më e shpejt se italiania Sofia Goggia dhe 12 qindtat se Tina Weirather nga Liehteshtejni. Vetë diferenca e ngushtë në qindtat e sekondës dëshmon se sa garë e fortë ka qenë dhe madje për 1 qindtën Goggia ishte më e mirë se Weirather. Vonn deri me tash ka 42 fitore në disiplinën e lëshimit. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, amerikania Mikaela Shiffrin prinë me 1513 pikë, e ndjekur nga Wendy Holdener (842), Viktoria Rebensburg (767) etj. ndërsa në lëshim Sofia Goggia udhëheq me 429 pikë, pasojnë: Lindsey Vonn (406), Tina Weirather (358), Michelle Gisin (240) etj. 

Rezultatet

1. Lindsey Vonn (SHBA)        1:37.92

2.  Sofia Goggia (Italia) 0.11

3.      Tina Weirather (Liehteshtejni)       0.12

4. Stephanie Venier (Austria)         0.37

5. Michelle Gisin (Zvicra)      0.57

6. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)         0.65

7. Nicole Schmidhofer (Austria)     0.87

8. Breezy Johnson (SHBA)     0.88

9. Viktoria Rebensburg (Gjermania)        0.97

10. Nicol Delago (Italia)        1.01

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat