Kelmendi u zgjodh nënpresident i katërt i KOK-ut

Skijim

Kelmendi u zgjodh nënpresident i katërt i KOK-ut

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 12:52
Kelmendi u zgjodh nënpresident i katërt i KOK-ut

Kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi është zgjedhur nënpresident i katërt i Komitetit Olimpik të Kosovës. Ai në votimin për balotazh, mposhti Arben Fetahun e Federatës së Basketbollit të Kosovës, 35:34 me vota.
Për postin e nënpresidentit të katërt kandiduan pesë asambleistë. Në votimin e parë, Milaim Kelmendi mori 31 vota, Arben Fetahu 20, Naim Muja 9, Agron Jusufi 6 dhe Nehat Çitaku 4. 
Në balotazh shkuan Kelmendi dhe Fetahu, të cilët në votimin e parë dolën barazim 34:34. Ndërkohë, në të dytin, për një votë fitoi Kelmendi.
Komiteti Olimpik i Kosovës i dëshiron mirëseardhje Milaim Kelmendit në Bordin Ekzekutiv të KOK-ut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat