Tahiri tregon për emocionet gjatë bartjes së flamurit të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore

Skijim

Tahiri tregon për emocionet gjatë bartjes së flamurit të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 18:56
Albin Tahiri

Albin Tahiri, sportisti i vetëm që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore ka folur për emocionet që ka pasur gjatë bartjes së flamurit gjatë parakalimit në ceremoninë hapëse.

Skitari Tahiri e barti flamurin në mesin e zyrtarëve tjerë që janë pjesë e përfaqësueses së Kosovës në Korenë Jugore, në Pyeongchang.

Ai thotë se është shumë krenar për këtë moment të rëndësishëm për historinë e sportit kosovar.

“Jam shumë krenar që bëjmë sot historinë. Kam treguar sot flamurin e Kosovës me shumë, shumë respekt. E falënderoj krejt shtetin, krejt Kosovën, Federatën e Skijimit të Kosovës, Komitetin Olimpik edhe juve”, ka thënë Tahiri, në një video të postuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat