Kur fillon Kupa e Botës në skijim?

Skijim

Kur fillon Kupa e Botës në skijim?

Nga: K. Goca Më: 25 shtator 2018 Në ora: 14:12
Marcel Hirscher

Skiatorët dhe skiatoret përgatiten maksimalisht për edicionin e ri të Kupës së Botës, që fillon në fund të muajit tetor. Gara e parë fillon në konkurrencën e femrave përkatësisht me 27 tetor në Qendrën e Skive në Sölden të Austrisë.

Femrat garojnë në disiplinën e sllallomit të madh sikurse edhe meshkujt me 28 tetor.

Me një fjalë, yjet e Kupës Botërore në ski do të mobilizohen për edicionin e ri. Austriaku Marcel Hirscher në konkurrencën e meshkujve dhe në atë të femrave, amerikania Mikaela Shiffrin, janë kampionë të Botës në skijim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat