Skiatorja franceze triumfon në hapje të edicionit të ri

Skijim

Skiatorja franceze triumfon në hapje të edicionit të ri

Nga: K. Goca Më: 28 tetor 2018 Në ora: 13:22
Tessa Worley, foto Reuters

Skiatorja franceze Tessa Worley triumfoi në disiplinën e sllallomit të madh në hapje të edicionit të ri të Kupës së Botës. Worley bëri paraqitje shumë të mirë, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:00,51 minuta, në garën që u zhvillua në Qendrën e Skive në Soelden të Austrisë. Francezja ka qenë më e shpejt për 35 qindtat se skiatorja italiane Federica Brignone e cila renditet në pozitën e dytë.

Image

Brignone në rrëshqitjen e parë ka qenë më e mirë, por në rrëshqitjen e dytë nuk i shkoi sipas planit.  Në podium u ngjit edhe amerikania Mikaela Shiffrin por me kohë më të dobët për 94 qindtat se pozita e parë dhe për pesë të qindtat ka qenë më e mirë se vendi i katërt Victoria Rebensburg nga Gjermania. Worley fitoi 100 pikë e para, e ndjekur nga Brignone 80, Shiffrin 60, Rebensburg 50 pikë etj.

Rezultatet

1. Tessa Worley (Franca) 2:00.51

2. Federica Brignone (Italia)    +0,35

3. Mikaela Shiffrin (SHBA)       +0.94

4. Victoria Rebensburg (Gjermania)        +0.99

5. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)         +1.93

5. Stephanie Brunner (Austria) +1,93 

7. Wendy Holdener (Zvicra)    +2,31

 8. Kristin Lysdahl (Norvegjia)         +2,47

 9. Louise Stjernesund (Norvegjia) +3,04

10. Kristine Haugen (Norvegjia)     +3,11

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat