Koha e keqe në pistën e Soelden, anulohet gara e Kupës së Botës

Skijim

Koha e keqe në pistën e Soelden, anulohet gara e Kupës së Botës

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 14:08
Pamje nga pista e Soeldenit

Kupa e Botës për meshkuj në ski ka nisur me probleme, madje ajo nuk ka startuar fare, pasi koha e keqe që ka qenë mëngjesin e sotëm në pistën e Soelden (3000 metra lartësi), në Austri, ka detyruar organizatorët që të anullojnë garën e sllallomit të madh që ishte parashikuar. Dëbora e madhe por edhe era e fortë që ka fryrë gjatë gjithë natës dhe mëngjesit, e ka bërë të pamundur zhvillimin normal të garës. Fillimisht gara u shty me 60 minuta (nga ora 10:00 në orën 11:00) dhe më pas u anulua, duke parë se kushtet atmosferike nuk u përmirësuan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat