Shkëlqen amerikania

Skijim

Shkëlqen amerikania

Nga: K. Goca Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 15:32
Mikaela Shiffrin, foto Reuters

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, shkëlqen në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës, që u mbajt në Levi të Finlandës.  Ajo shënoi fitore të madhe dhe është e para për edicionin e sivjetshëm. Kampionia e botës zotëroi garën dhe ka qenë bindshëm e para nga pozita e dytë. Shiffrin arriti në cak me kohë të kaluar për 1:32.61 minuta. Në vendin e dytë është sllovakja Petra Vlhova me kohë më të dobët për 58 qindtat se pozita e parë, kurse austriakja Bernadette Schild përfundoi në vend të tretë por me kohë të shpejt për dy qindtat se vendi i katërt Frida Hansdotter nga Suedia. Shiffrin kryeson me 160 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, ka 60 më shumë se francezja Worley.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:32,61

2. Petra Vlhova (Sllovakia)   +0,58

3. Bernadette Schild (Austria)      +0,79

4. Frida Hansdotter (Suedia) +0,81

5. Wendy Holdeneer (Zvicra)       +0,85

6. Anna Swenn Larsson (Suedia)  +0,89

7. Katharina Gallhuber (Austria)  +1,05

8. Katharina Liensberger (Austria) +1,24

9. Nina Haver Loeseth (Norvegjia)      +1,47

10. Michelle Gisin (Zvicra)    +1,95

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat