Austriaku fiton garën e parë në lëshim

Skijim

Austriaku fiton garën e parë në lëshim

Nga: K. Goca Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 13:18
Max Franz

Austriaku Max Franz triumfoi në garën e parë të lëshimit për edicionit të sivjetshëm në Kupën e Botës, që u mbajt në Lake Louiseu të Kanadasë. Skiatori austriak ka qenë më i shkathët, duke arritur i pari në cak me kohë të kaluar për 1:46.18 minutë, duke lënë pas vetes për 28 qindtat italianin Christof Innerhofer. Në podium u ngjit edhe italiani tjetër Dominik Paris, por me kohë më të dobët për 54 qindtat se vendi i parë dhe për tri qindtat e kishte kohën më të mirë se austriaku Vincent Kriechmayr që renditet në pozitën e katërt.

Rezultatet

1. Max Franz (Austria) 1:46.18

2. Christof Innerhofer (Italia)          +0.28

3. Dominik Paris (Italia)        +0.54

4. Vincent Kriechmayr (Austria)     +0.57

5. Johan Clarey (Franca)       +0.64

6. Beat Feuz (Zvicra)    +0.67

7. Thomas Dressen (Gjermania)     +0.78

8. Aksel Lund Svindal (Norvegjia)  +0.80

9. Matthias Mayer (Austria) +0.80

10. Johannes Kroell (Austria)         +1.04

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat