Brignone më e mira në sllallomin e madh

Skijim

Brignone më e mira në sllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 13:35
Federica Brignone

Skiatorja italiane, Federica Brignone, ka qenë më e mira në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u zhvillua në Qendrën e Skive në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Brignone zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:51,33 minuta, duke qenë më e shpejt për 49 qindtat se norvegjezja Ragnhild Mowinckel.

Austriakja Stephanie Brunner renditet në pozitën e tretë me 78 qindtat e kohës më të dobët se fituesja e garës, kurse amerikania Mikaela Shiffrin nuk arriti më shumë se në vend të katërt dhe me kohë më të dobët për 12 qindtat se Brunner. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prinë me 210 pikë, pasojnë Brignone (180), Worley (145) etj. ndërsa Brignone kryeson me 180 pikë në disiplinën e sllallomit të madh, e ndjekur nga Worley (145) dhe Mowinckel (125).

Rezultatet

1. Federica Brignone (Italia)        1:51,33

2. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)         +0.49

3. Stephanie Brunner (Austria)      +0.78

4. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0.99

5. Tessa Worley (Franca)      +01,01  

6. Wendy Holdener (Zvicra) +01,31

7. Petra Vlhova (Sllovakia)   +01,33

8. Anna Veith (Austria)          +01,36

9. Katharina Liensberger (Austria) +01,60

10. Frida Hansdotter (Suedia)        +02,10

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat