Skiatori norvegjez çudit me një fjalë për Xherdan Shaqirin

Skijim

Skiatori norvegjez çudit me një fjalë për Xherdan Shaqirin

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 11:44
Skiatori norvegjez çudit me një fjalë për Xherdan Shaqirin

Skiatori i mirënjohur norvegjez, Kjetil Jansrud, e kishte përshëndetur yllin nga Kosova, Xherdan Shaqiri, para se të nisej për në Qendrën e Skive në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të mbahen edhe garat me 1 dhe 2 dhjetor. Të dielën e kaluar, 33-vjeçari shënoi fitoren e 22-të në Kupën e Botës. 

Kampioni olimpik në Super-G është tifoz i zjarrtë i Liverpoolit dhe çudit me një deklaratë për Shaqirin e Liverpoolit. "Kur Reds janë duke luajtur, unë jam pothuajse nervoz sikur të jem në një ndeshje të rëndësishme vetë" thotë mes të tjera ai.

Image

Shaqiri në veprim

Skiatori nga rajoni i Lilehamer, pavarësisht humbjes së fundit të Liverpoolit në Champions League, nga PSG me rezultat 2:1, është shumë i impresionuar nga mënyra se si Xherdan Shaqiri ka ndikuar në lojën e të kuqve: “Shaqiri ka sjell diçka që i ka munguar Liverpoolit në mesfushë deri më tani. Ai ka shpejtësi dhe teknikë shumë të mirë në lojë”, tha mes të tjera Jansrud.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat