Shkëlqimi i zviceranit

Skijim

Shkëlqimi i zviceranit

Nga: K. Goca Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 10:58
Shkëlqimi i zviceranit

Skiatori i Zvicrës, Beat Feuz, shkëlqeu në disiplinën e lëshimit që u zhvillua në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Garë e fortë deri në pikën e fundit, një diferencë e ngushtë mes vendit të parë dhe të dytë përkatësisht të tretë. Feuz triumfoi me kohë të kaluar për 1:13.59 minutë, duke lënë për shtatë qindtat pas vetes bashkëkombësin Mauro Caviezel dhe për tetë të qindtat norvegjezin Aksel Lund Svindal.  Feuz deri me tash ka shënuar 8 fitore në lëshim dhe 11 gjithsej në përgjithësi.  Feuz udhëheq me 140 pikë në lëshim, 20 më shumë se austriaku Max Franz. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, austriaku Vincent Kriechmayr kryeson me 175 pikë, 9 më shumë se Feuz.

Rezultatet

1. Beat Feuz (Zvicra)    1:13.59

2. Mauro Caviezel (Zvicra) +0.07

3. Aksel Lund Svindal (Norvegjia) +0.08

4. Adrien Theaux (Franca) +0.21

5. Johan Clarey (Franca) +0.26

5. Vincent Kriechmayr (Austria) +0.26

7. Hannes Reichelt (Austria) +0.45

8. Christian Walder (Austria) +0.54

9. Steven Nyman (SHBA) +0.56

9. Bryce Bennett (SHBA) +0.56

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat