Schmidhofer sërish më e mira në lëshim

Skijim

Schmidhofer sërish më e mira në lëshim

Nga: K. Goca Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 14:04
Nicole Schmidhofer

Skiatorja austriake, Nicole Schmidhofer, sërish më e mira në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës. Ajo brenda dy ditëve shënoi dy fitore radhazi dhe në të njëjtin disiplinë.  Në Qendrën e Skive në Lake Louiseu të Kanadasë, Schmidhofer bëri paraqitje shumë të mirë dhe ia doli të triumfoi me kohë të kaluar për 1:47,68 minuta, duke lënë për 44 qindtat pas vetes bashkëkombësen Cornelia Hutter. Zviceranes Michelle Gisin për pak i iku vendi dytë, pra për tre qindtat.  Gisin zuri vendin e tretë me kohë më të ngadalshme për 47 qindtat se vendi i parë. Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin me gjithë përpjekjet e saja, nuk arriti më shumë se në vend të katërt dhe me kohë më të dobët për 63 qindtat se Schmidhofer. Në disiplinën e lëshimit, Schmidhofer kryeson me 200 pikë, pasojnë Gisin (140), Hutter (106) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 389 pikë, e ndjekur nga Gisin (233), Brignone (201), Schmidhoffer (200) etj.

Rezultatet  

1. Nicole Schmidhofer (Austria)     1:47,68

2. Cornelia Hütter (Austria)  +0,44

3. Michelle Gisin (Zvicra)      +0,47

4. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0,63

5. Nicol Delago (Italia) +0,73

6. Ramona Siebenhofer (Austria)   +0,84

7. Nadia Fanchini (Italia)       +0,95

8. Corinne Suter (Zvicra)       +1,28

9. Stephanie Venier (Austria)         +1,39

10. Ester Ledecka (Çekia)      +1,43

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat