Luitz +14 më i shpejt se kampioni i botës

Skijim

Luitz +14 më i shpejt se kampioni i botës

Nga: Kemajl Goca Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 23:17
Stefan Luitz

Skiatori nga Gjermania, Stefan Luitz, bëri senzacion, duke shënuar fitore në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Luitz ka treguar shkathtësi si në rrëshqitjen e parë po ashtu edhe në të dytën dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:36.38 minuta.

Fitore e madhe për gjermanin dhe e para për edicionin e sivjetshëm, duke befasuar të gjithë të pranishimit. Ai ka lënë pas vetes për 14 qindtat kampionin në fuqi të botës, austriakun Marcel Hirscher.

Austriaku u përpoq me të gjitha mundësitë por dot që të arrij i pari në cak, pasi që gjermani e kishte ditën e tij dhe befasoi të gjithë. Në pozitën e tretë është Thomas Tumler nga Zvicra. Tumler ngeci për 51 qindtat nga vendi i parë por pati kohën për 16 qindtat më të mirë se norvegjezi Henrik Kristoffersen, i cili zuri pozitën e katërt. Interesant ka qenë se dy skiatorë përfunduan me të njëjtën kohë dhe zunë vendin e tetë. Fjala është për italianin Riccardo Tonetti dhe amerikanin Ted Ligety, të cilët patën kohën më të dobët për një sekondë e 10 qindtat se vendi i parë. Në renditjen e përgjithshme, austriaku Franz prinë me 238 pikë, pasojnë Cavielzel (227), Kriechmayr (211) etj.

Rezultatet:

1. Stefan Luitz (Gjermania) 2:36.38

2. Marcel Hirscher (Austria)   +0.14

3. Thomas Tumler (Zvicra   +0.51

4. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)   +0.67

5. Loic Meillard (Zvicra)  +0.84

6. Matts Olsson (Suedia)+0.90

7. Mathieu Faivre (Franca)+0.91

8. Riccardo Tonetti (Italia)+1.10

8. Ted Ligety(SHBA)+1.10

10. Victor Muffat (Franca) +1.12

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat