Mikaela Shiffrin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënoi fitore në disiplinën e supersllallomit të madh, që u zhvillua në Lake Louise të Kanadasë.
Skiatorja amerikane ka qenë shumë më e mirë se rivalet, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:19.41 minutë ose për 77 qindtat më e shpejt se Ragnhild Mowinckel nga Norvegjia.
Viktoria Rebensburg nga Gjermania zuri vendin e tretë me 83 qindtat e kohës më të dobët se vendi i parë dhe për një qindtën ka qenë më e shpejt se pozita e katërt Ramona Siebenhofer nga Austria. Lara Gut-Behrami renditet në vend të tetë me kohë më të dobët për 98 qindtat se Shiffrin. Shiffrin udhëheq me 489 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botë, duke lënë pas Gisin me 251.
Rezultatet:
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:19.41
2. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0.77
3. Viktoria Rebensburg (Gjermania)+0.83
4. Ramona Siebenhofer (Austria) +0.84
5. Valerie Grenier (Kanada) +0.88
6. Romane Miradoli (Franca) +0.90
6. Anna Veith (Austria) +0.90
8. Lara Gut Behrami (Zvicra)+0.98
9. Stephanie Venier (Austria) +1.00
10. ILka Stuhec (Sllovenia) +1.07