Triumfon Shiffrin! Bashkëshortja e shqiptarit në vendin e dytë

Skijim

Triumfon Shiffrin! Bashkëshortja e shqiptarit në vendin e dytë

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 15:08
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin triumfoi në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në St. Moritz të Zvicrës.  Shifrin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:11,30 minutë apo kishte kohën më të mirë për 28 qindtat se Lara Gut Behrami. Bashkëshortja e futbollistit shqiptar, Valon Behrami, Lara Gut-Behrami zuri vendin e dytë apo kishte 14 qindtat e kohës më të mirë se vendi i tretë Tina Weirather nga Lihteshtejni.

Image

Lara Gut-Behrami

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prinë me 589 pikë, e përcjell nga Gisin (296), Mowinckel (264) etj. ndërsa në disiplinën e supersllallomin e madh, Shiffrin udhëheq me 200 pikë, 70 më shumë se Mowinckel.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:11,30

2. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0,28

3. Tina Weirather (Lihteshtejni)       +0,42


4. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)         0,67

5. Michelle Gisin (Zvicra)      0,76

6. Michele Gagnon (Kanada)          1,52

7. Joana Haehlen (Austria)    1,55

8. Victory Rebensburg (Gjermania)         1,58

9. Nicole Schmidhofer (Austria)     1,74

10. Stephanie Venier (Austria)       1,76

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat