Svindal më i shpejt për pesë qindtat se Innerhofer

Skijim

Svindal më i shpejt për pesë qindtat se Innerhofer

Nga: Kemajl Goca Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 15:13
Svindal më i shpejt për pesë qindtat se Innerhofer

Norvegjezi Aksel Lund Svindal triumfoi në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Val Gardena / Groeden të Italisë! Svindal shënoi fitore me kohë të kaluar për 1:28,65 minuta apo kishte një epërsi të ngushtë për 5 qindtat se italiani Christof Innerhofer.

Skiatori italian me pak fat sportiv mund të shënonte fitore, por nuk ia doli ndaj Svindalit, që ishte më i shkathët. Në podium ka arritur edhe norvegjezi Kjetil Jansrud.  Ai zuri vendin e tretë me kohë më të dobët për 27 qindtat se bashkëkombësi i tij Svindal dhe kishte kohën shumë më të mirë, për 38 qindtat se Johan Clarey nga Franca.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Svindal prinë me 297 pikë, pasojnë: Marcel Hirscher (280), Max Franz (260), Mauro Caviezel (251), Vincent Kriechmayr (231), Kjetil Jansrud (223), Henrik Kristoffersen (210), Beat Feuz (193), Christof Innerhofer (176) etj. Në supersllallom të madh, Svindal udhëheq me 205 pikë, i përcjell nga Jansrud (186), Caviezel (164), Franz (140), Kriechmayr (136), Kilde (127), Mayer (108) etj. Kjo ishte gara e tetë deri me tash që u mbajt gjatë këtij edicioni.

Fituesi e garave të deritashme: Në Levi (18.11.2018), në sllallom fitoi Marcel Hirscher. Me 24.11.2018 në Lake Louise, në lëshim fitoi Max Franz. Me 25.11.2018 në Lake Louise, në supersllallom të madh triumfoi Kjetil Jansrud. Me 30.11.2018 në Beaver Creek, në lëshim ngadhënjeu Beat Feuz. Me 01.12.2018, në Beaver Creek në supersllallom shënoi fitore Max Franz, kurse me 02.12.2018 në Beaver Creek, në sllallomin e madh fitoi Stefan Luitz. Me 08.12.2018 në Val d'Isere, në sllallomin e madh fitoi Marcel Hirscher dhe së fundi në supersllallom të madh triumfoi Aksel Lund Svindal

Rezultatet

1. Aksel Svindal (Norvegjia)       1:28,65

2. Christof Innerhofer (Italia)     +0,05

3. Kjetil Jansrud (Norvegjia)       +0,27

4. Johan Clarey (Franca)    +0.65

5. Aleksander Kilde (Norvegjia) +0.66

 6. Josef Ferstl (Gjermania)        +0.82

7. Matthias Mayer (Austria)       +0.83

8. Adrian Sejersted (Norvegjia)  +0.87

9. Hannes Reichelt (Austria)      +0.92

10. Andreas Sander (Gjermania) +1.03

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat