Garë dramatike, fitore e ngushtë e sllovenes

Skijim

Garë dramatike, fitore e ngushtë e sllovenes

Nga: Kemajl Goca Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 13:56
Ilka Stuhec

Ashtu si në lëshim, Ilka Stuhec fitoi edhe në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Val Gardena të Italisë. Skiatorja sllovene është në formë e cila për dy ditë regjistroi dy fitore të mëdha.  Garë dramatike dhe fitore e ngushtë e sllovenes.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1:31,87 minuta, por ka pasur një epërsi shumë të ngushtë, +5 qindtat e sekondës para Nicole Schmidhofer e Austrisë dhe Tina Weirather e Lihteshtejnit. Edhe zvicerania Jasmine Flury gati sa arriti në vend të dytë, por edhe ishte afër pozitës së parë, e cila përfundoi në vend të katërt me 6 qindtat e sekondës me pak se Stuhec dhe një qindtën me pak se pozitat e dyta.

Në pozitën e pestë përfundoi norvegjezja Ragnhild Mowinckel, me kohë më të dobët për 24 qindtat se vendi i parë.  Në renditjen e përgjithshme, amerikania Shiffrin prinë me 689 pikë, pasojnë Schmidhoffer (359), Mowinckel (322), Gisin (316), ndërsa në supersllallom të madh Shiffrin udhëheq me 200 pikë, Mowinckel (175), Weirather (156), Stuhec (144) etj.

Rezultatet  

1. Ilka Stuhec (Sllovenia)    1:31,87

2. Nicole Schmidhofer (Austria) +0,05      

2. Tina Weirather (Liehteshtejni)       +0,05

4. Jasmine Flury (Zvicra)    +0,06

5. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)    +0,24

6. Francesca Marsaglia (Italia)   +0,29

7. Viktoria Rebensburg (Gjermania)   +0,43

8. Stephanie Venier (Austria)     +0,45

9. Ramona Siebenhofer (Austria)       +0,69

10. Christina Ager (Austria)        +0,74

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat