Kranjec fiton në sllallomin e madh, Hirscher i shtati

Skijim

Kranjec fiton në sllallomin e madh, Hirscher i shtati

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 15:40
Zan Kranjec, foto Bild: AP / Marco Tacca

Zan Kranjec befason të gjithë, fiton garën në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Saalbach-Hinterglemm të Austrisë. Skiatori slloven rrëshqiti jashtëzakonisht mirë, sidomos në rrëshqitjen e dytë, duke fituar garën për 2:50,08 minuta dhe me kohën me të shpejt për 19 qindtat se vendi i dytë, zvicerani Loic Meillard.

Ndërkaq, francezi Mathieu Faivre zuri vendin e tretë me kohë më të dobët për 50 qindtat se Kranjec dhe për 8 qindtat ka qenë më i shpejt se pozita e katërt. Kampioni në fuqi i botës, Marcel Hirscher, nuk e kishte ditën e tij, përfundoi në vend të gjashtë dhe mbetet për 77 qindtat e sekondës nga vendi i parë dhe për 6 qindtat më i mirë se Alexis Pinturault i Francës , që renditet në pozitën e shtatë. Në renditjen e sllallomit të madh, Hirscher prinë me 420 pikë, i ndjekur nga Pinturault (224), Kristoffersen (212), Meillard (211) etj. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher me 520 pikë, përcillet nga Franz (341), Svindal (333), Kilde (303) etj.

Rezultatet

1. Zan Kranjec (Sllovenia)  2:50,08

2. Loic Meillard (Zvicra)     +00,19

3. Mathieu Faivre (Franca) +00,50

4. Stefan Luitz (Gjermania)        +00,58

5. Thomas Fanara (Franca)        +00,72

6. Marcel Hirscher (Austria)       +00,77

7. Alexis Pinturault (Franca)       +00,83

8. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)     +00,88

9. Luca de Aliprandini (Italia)     +01,48

10. Leif Haugen (Norvegjia)       +01,86

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat