“Serbët i keqatrajtuan kur ishin në jetimore, por sot shqiptarët i nderuan”

Sociale

“Serbët i keqatrajtuan kur ishin në jetimore, por sot shqiptarët i nderuan”

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 19:33
Albina dhe Dafina

Keqatrajtoheshin, rriheshin duke u lidhur nëpër krevatet e jetimores në Mitrovicë nga mësuesit serbë... as shqipja nuk dilte nga goja e tyre pasi mësuesit nuk do të toleronin gjuhën e shqiptarit.

Kjo është historia e dy motrave jetime, Albinë e Dafinës, të cilat fati i përpëliti në jetimore e më tutje në rrugë. Albina e Dafina jetuan për disa kohë në një familje adoptuese dhe pavarësisht se nuk kishin të njëjtin gjak, u bënë më shumë se motra së bashku. Nuk vonoi shumë lumturia e tyre, pasi të dy motrat jetime e humbën dhe familjen adoptuese. Ato mbetën në rrugë, fillikat në Prishtinë.

Por historia e tyre mori një kthesë. Shqiptarët nuk i harruan të dyja motrat e përvuajtura dhe i bënë me një shtëpi të re. Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” ndoqi rastin e dy vajzave dhe arriti që përmes donacioneve të shqiptarëve t’u blejë një shtëpi Albinës e Dafinës.

Elvis Naçi shkoi në Prishtinë për t’i dhënë lajmin e mirë dy jetimeve, duke i thënë se ajo që i bënë serbët nuk do të ndodhë më kurrë.

Elvis Naçi: Shpresoj që ato ditë të vështira të mos jenë më... të gjithë bashkë, sepse nuk kam dëshirë të përmend ata që sjanë mirë me ju, se dua të them që ata që i bëjnë keq shqiptarëve u mbetet turpi dhe e keqja historike. Sado e gjatë të jetë një natë ju kurrë mos e humbni shpresën se dielli shndërrit në mëngjes. Shpresoj t’i harroni ato ditë të vështira.

E teksa Albina e Dafina hyjnë në shtëpinë e re, lotët nisin. 

Elvis Naçi i pyet vajzat për shtëpinë, por Albina është ajo që preket më së shumti. 

Naçi ka një premtim për vajzat, se shqiptarët nuk do t’i braktisin më kurrë.

Image

Albina qan

Elvis Naçi: Të lutem sot mos qaj, sot është ditë e gëzueshme

Merita Lezi, gruaja që i mbajti për disa kohë në shtëpi vajzat përlotet: Për ne është një mrekulli që ka ndodh... për me u mbaru për kaq shpejt kjo punë, për ne është një mrekulli

Elvis Naçi: Kur tregonin se ato nuk i donin asnjëherë, ishte koha kur shqiptarët ishin të dobët... kurse sot shyqyr Zotit, shqiptarët janë bashku, janë më të fortë dhe kurrë nuk e lejojnë më atë që ndodhi atëherë. Ne sot atë errësirë që ndodhi jo për faj të tyre në jetë, ne t’i japim dritë për motrat tona, edhe ato të kenë shtëpinë e tyre.

Albina: Meqë prindërit na lanë, na dërguan në jetimore dhe ku kishim keqtrajtime të mëdha nga serbët... sot na gëzuan shqiptarët me këtë shtëpi... Zoti ju shpërbleftë.

Elvis Naçi: Shpresoj që të keni vetëm ditë të begata dhe që ju të mos derdhni më asnjë lot hidhërimi. Ne na keni pranë në çdo hap.

Në shtëpinë e re të Albinës e Dafinës vjen dhe këngëtarja e njohur Shyhrete Behluli. 

Image

Ajo i përqafon vajzat dhe u sjell një dhuratë simbolike për shtëpinë e re.

“Kjo është një dhuratë e vogël, simbolike, për shtëpinë tuaj të re.  Ju do të keni një jetë të lumtur tani e tutje, do ti harroni dramat që keni kaluar. Unë e admiroj këtë emision të tillë. Shikoj njerëzit sa humanë janë dhe sa e shtrijnë dorën. Të falënderoj nga zemra dhe ju, lum ju që jeni kështu” iu drejtua Shyhrete Behluli, Elvis Naçit.

Image

Elvis Naçi: Kur hyri Zonja Shyhrete vajzat u gëzuan pasi e admironin këngën e saj. Ajo shtëpi është blerë 24 mijë euro por ajo bën më shumë dhe falënderoj shumë pronarin që edhe ai na ndihmoi. Serbët i keqtrajtuan kur ishin në jetimore, shqiptarët i nderuan. Mos e harroni, që nëse e kaluara na lëndoi, sot ka ardhur koha të ngrihemi e të fuqizohemi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat