6 shtëpi të reja do të ndërtohen në Klinë për familjet me kushte të rënda ekonomike

Sociale

6 shtëpi të reja do të ndërtohen në Klinë për familjet me kushte të rënda ekonomike

Më: 27 mars 2019 Në ora: 14:30
Klinë

Sot, kryetari i Komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, ka pritur në takim humanistin, Halil Kastratin dhe përfaqësues nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Me këtë rast, kryetari Elezaj, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për familjet në nevojë, ka nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi dhe Bashkëfinancimi me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, për ndërtimin e 6 shtëpive të reja në Komunën e Klinës, për familjet me kushte të renda ekonomike, që jetojnë në kushte shumë të vështira të banimit.

Vlera e projektit është 105 mijë euro, ndërsa Komuna e Klinës do të participojë me 30 000 euro. Ky projekt do të përfundojë brenda vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat