7 vjeçe dëshiron t'i vijojë mësimet Edhe pse ka mbushur vjetet për të filluar në klasë të parë, ajo u nda nga shoqet. Skamja po i pamundëson që të shkojë në shkollë. Në familjen Ramadani nga Tetova skamja dhe mjerimi janë ulur këmbekryq. Minushin dhe Diellzën babai dhe nëna i kanë braktisur para një viti. Tani ato qëndrojnë me gjyshin dhe gjyshen e tyre.
Në një shtëpi pa asnjë kusht elementar për jetesë dhe gati të rrëzohet. Ato kujdesen aq sa munden por shpesh ju ndodh që nuk kanë se çfarë të ju ofrojnë fëmijëve në tryezë. Barrën më të madhe e ka Minushi, gjyshi i fëmijëve. Edhe pse i sëmurë, mundohet të gjejë buk për fëmijët. “S’ka, fqinjët na dhurojnë ushqime ndonjë gjellë, rroba”.
“Mua rëndë më vjen shumë, një ditë kam qenë shumë i sëmurë, thash me veten se do të vdes kur i shof fëmijët pa ngrënë mua më vjen keq. Çka me ba Zoti na ka në dorë. Më shumë kujdeset gruaja ime se unë për fëmijet, unë jam gjyshi, sot jam nesër nuk jam, fëmijë është, kërkon bukë ma mirë të hanë fëmija se unë”. Gjyshja Hatixhja është bërë 10 herë operacion nga tumori, ajo thotë se tani është nënë për fëmijët por brenga më e madhe është që Diellza nuk po vazhdon shkollimin si gjithë shoqet e saj.
“Çika e djalit tim është 7 vjeçe, nuk i ka kushtet të shkojë në shkollë duhet të vishet, nuk ka asgjë që të mund të vijojë mësimin. Edhe për këtë nuk e kemi dërguar që ajo të shkojë në shkollë. Janë pa ngrënë dhe pa pi, unë nuk mund t’i çoj fëmijët kështu në shkollë”, tha ai. Kjo familje nga Tetova nuk ka asnjë të ardhur mujore. Ndihmë sociale nuk marrin, pension nuk kanë. Muajin e kalojnë duke u ndihmuar fqinjët me ushqime. Diellza dhe vëllai i saj Minushi nuk duan asgjë më shumë vetëm të kenë ushqim të mjaftushëm dhe kushte elementare që të vijojnë mësimin si gjithë fëmijët e tjerë.