Jetojnë në varfëri ekstreme, vjehrra surprizon nusen që lufton çdo ditë me sindromën Down të djalit të saj

Sociale

Jetojnë në varfëri ekstreme, vjehrra surprizon nusen që lufton çdo ditë me sindromën Down të djalit të saj

Më: 20 prill 2019 Në ora: 23:12
Vjehrra e Shpresës

Shpeshherë kemi parë dhe kemi dëgjuar histori konflikti midis vjehrrës dhe nuses, por historia që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte ndryshe.

Në studio kishte ardhur Mrika, vjehrra e Shpresës e cila tregoi historinë e jetës së nuses së saj. Shpresa që e vogël kishte mbetur jetime pasi babai kishte ndërruar jetë dhe nga varfëria ekstreme ishte detyruar që të mos e vazhdonte shkollën. Më pas ishte njohur me Aleksandrin dhe ishin martuar, por familja e tij ishte në kushte të vështira ekonomike.

Shpresa kishte sjellë në jetë 6 fëmijë për të cilët kujdesej Mrika sepse ajo duhej të punonte për të siguruar jetesën e tyre. Bashkëshorti i saj, Aleksandri ishte larguar nga shtëpia për të gjetur punë, por askush nuk e dinte se ku ndodhej. Sikur të mos mjaftonte varfëria ekstreme dhe largimi i Aleksandrit, Shpresa duhej të përballej çdo ditë me sëmundjen e djalit të saj i cili ishte diagnostikuar me sindromën Down.

Image

Mrika i ishte drejtuar programit për t’i kërkuar Shpresës që të jetojë dhe të mendojë për jetën e saj, për t’i thënë që jeta është e bukur dhe që duhet të dalë më shpesh. “Faleminderit prej teje që kujdesesh dhe për mua. Ke harruar veten tënde për t’u kujdesur për ne. Shumë respekte për ty”, – u shpreh Mrika.

Në studio Shpresa rrëfeu vështirësitë që ajo kalon çdo ditë për t’u kujdesur për të gjithë familjen dhe për djalin e saj me sindromën Down. Ajo tregoi se është akoma edhe më e vështirë kur nuk ke mundësi ekonomike.

Image

Programi “Dua të të bëj të lumtur” e ndihmoi Shpresën që djali i saj të merrte ndihmën e duhur si dhe i dhuroi disa pajisje elektroshtëpiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat