Dukuritë negative tek të rinjtë,  flet psikologia Daku

Sociale

Dukuritë negative tek të rinjtë,  flet psikologia Daku

Nga: A.M. Më: 15 qershor 2019 Në ora: 20:12
Azize Daku

Dukuritë negative tek të rinjtë është një ndër tema aktuale që e shqetësojnë shoqërinë botërore, por edhe atë vendore. Në to përfshihen edhe efekti i muzikës së repit.

Një numër i konsiderueshëm i rep/artisteve janë të përshirë në dukuri negative, si droga deri tek krime të ndryshme.

Herë pas herë, në vendin tonë  ka pasur dhe ka kacafytje ndërmjet grupeve të ndryshme që janë përdorur edhe armët e zjarrta.  Po ashtu, ka reper të cilët edhe nëpër këngët e tyre dhe në rrjetet e tyre sociale ekspozojnë lëndë narkotike, si dhe armë të ndryshme.

 Lidhur  me këtë dukuri negativë, psikologia Azize Daku, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, shprehet se shqetësime se dëgjimi i llojeve të caktuara të muzikës mund të ketë efekte të dëmshme në qëndrimet dhe sjelljet e të rinjve

“Muzika është e rëndësishme në jetën e të rinjve dhe ata janë të ekspozuar ndaj saj çdo ditë. Megjithatë, ka shqetësime se dëgjimi i llojeve të caktuara të muzikës mund të ketë efekte të dëmshme në qëndrimet dhe sjelljet e të rinjve. Rap / hip-hop, një nga zhanret më popullore të muzikës në tre dekadat e fundit, është kritikuar për nxitjen e sjelljes së problemeve, për shkak të referimeve të shumta për dhunën dhe përdorimin e substancave në tekstet, alkooli, duhani dhe substancat e paligjshme në videot muzikore,  (Chen, Miller, Grube, (Gruber, Thau, Hill, 2006, Fisher, & Grube, 2005 Gruber, EL, Thau, HM, Hill, DL, Fisher, DA, & Grube, JË),

Hazard dhe Donald në vitin 1996 e definuan Hip-Hopin si një zhanër që ka filluar në mesin e disa të rinjëve të margjinalizuar afrikani-amerikanë. Që nga ajo kohë dhe në fundin e viteve 70-ta ajo ka vazhduar të rritet si fenomen, dhe sot është identifikuar jo vetëm si një zhanër muzikor, por një mënyrë jetese urbane që shumë njerëz e kanë adoptuar të tyren.

Ndërsa Kitëana e përshkroi brezin hip-hop si "... afrikanët e rinj afrikanë të lindur në vitet 1965 dhe 1984, të cilët erdhën në moshën e viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta dhe. . . ndajnë një grup të caktuar vlerash dhe qëndrimesh ... "(Kitëana, 2002,).

 Kitëana përmend gjashtë forca socio-politike që kanë formësuar hip-hop dhe kulturat rap në përgjithësi: (1) shikueshmëria e të rinjve të zinj në kulturën popullore në aspektin e zgjedhjeve të modës, sjelljeve dhe ideologjisë; (2) globalizimi, apo largësia e medias që çon në një ndikim më të gjerë; (3) natyra e vazhdueshme e segregacionit, ose rregullat ekzistuese të shoqërisë për të cilat inkurajojnë pa dashje kulturën dhe lejojnë atë të lulëzojë; (4) politikat publike që rrethojnë sistemin e drejtësisë penale që krijon një ndjenjë të veçantë të "ne dhe atyre" që nxisin një ndjenjë të fuqishme të përkatësisë; (5) paraqitjet e mediave të stereotipeve të zeza që propagandojnë, si pozitivisht dhe negativisht, dhe (6) cilësinë e përgjithshme të jetës brenda komuniteteve hip-hop dhe rap si ndikues të drejtpërdrejtë në kulturë. Ky model mund të përdoret edhe në vendin tonë, duke u përjashtuar vetëm ndryshimet kulturore, dhe mbi këtë model të realizohen studime mbi ndikimin që mund të ketë kjo lloj kulture tek të rinjët”, ka thënë ajo për “Bota sot”.

Gjithashtu, ajo ka përmendur edhe studimet që janë bërë rreth ndikimit të këtij lloji të muzikës.  

“Ndikimi që mund të ketë kjo lloj muzike e cila edhe në shtetin tonë është duke u kultivuar sidomos në vitet e pas- luftës si kundër reagim i shumë padrejtësive sociale të cilat kanë ndodhur në këtë periudhë. Meqenëse Hip-Hop cilësohet si rrymë muzikore e cila kultivohet nga persona të cilët kanë reaguar ndaj tema sociale, sikurse racizmi e dallimi i klasave shoqërore edhe në Kosovë është zhvilluar si e tillë.

Në botë janë bërë hulumtime të ndryshme, poashtu edhe me rezultatet të ndryshme në lidhje me atë se çfarë ndikimi mund të ketë kjo kulturë tek të rinjët. Një studim i realizuar nga Took dhe Ëise (2018) tregonin se adoleshentët të cilët dëgjonin muzikë rap, adoleshentët dhe prindërit e tyre u anketuan për të hetuar lidhjen mes muzikës rap dhe trazirave psikosociale të adoleshentëve. Subjektet u pyetën rreth funksionimit psiko-social të tanishëm dhe të kaluar, si dhe preferencat e tyre muzikore. Adoleshentët që preferonin muzikën rap u krahasuan me ata që preferonin lloje të tjera të muzikës. Rezultatet treguan se adoleshentët që preferonin kulturën rap kishin një rënje më të lartë të notave nën mesatare të shkollës, problemet e sjelljes së shkollës, përdorimi i drogës dhe alkoolit dhe arrestimet. Këtu mund të ketë nuanca të rëndësishme të cilat tregojnë dalllime në mes marrëdhënie midis dëgjimit të rap dhe sjelljes devijante. Së pari korrelacioni në mes dëgjimit rap dhe deviancës morale varet shumë nga sfondi racor, socio-ekeonomik e kulturor”, ka potencuar ajo për “Bota sot”.

Për më tepër, Daku ka shtuar se nuk di nëse mund të ngrehim një paralele të tillë edhe në Kosovë meqenëse gjuha e rap artistëve ka ndryshuar shumë më shumë në krahasim me fillimet e tija, dhe kjo nuk është duke u përcjellur nga kritika apo duke u censuruar së paku për moshën e adoleshencës.

“Fillet e veta Hip-Hop në Kosovë i ka qysh në vitet e 90-ta duke u rivalizuar grupet në mes vete, duke u bazuar edhe në kohën e qe ishte duke e kaluar politikisht vendi meqenëse të gjithë gati se ishin larguar nga puna nga regjimi i atëherëshëm dhe kjo ndikoi që disa të rinjë të formojnë grupin NR, dhe nga aty të fillojë të zgjerojnë edhe më tej veprimtarinë e tyre muzikore si kundërreagim ndaj padrejtësive sociale që i’u paraqitnin popullit. Poashtu kjo u përcjell edhe nga grupe të tjera të cilat veprimtarinë e tyre e kishin mjaft të vështirë për shkak të mos-teknologjisë si dhe mungesës së producentëve. Ajo që e bën diferencën nga vitet e 90-ta dhe lulëzimit të kulturës së Hip-Hopit në Kosovë së fundmi  është përdorimi i gjuhës Gegë. Poashtu edhe ndikimi nuk është si në fillimet e tija dhe kohës së fundit. Duke qenë edhe ky dallim është e vështirë të përcaktohet se cili është ndikimi që ka kjo kulturë në të rinjët kosovarë. Duke shtuar këtu që në Kosovë ka shumë pak studime të cilat janë bërë për ndikimin e muzikës në përgjithësi, poashtu edhe kulturës Rap. Kjo tek të rinjtë mund të ketë efekte të ndryshme; duke zgjuar edhe reagim ndaj padrejtësive kosovare siç kanë bërë shumë Rap artistë sikurse Bim Bimma, por edhe mund të ketë ndikim negativ duke rivaliazuar grupe e individë në mes vete sikurse dy grupet rivale nga Gjilani, DG dhe E7 për shumë vite u diss’iratën mes vete dhe shpehherë përfunduan duke u rrahur e gjuajtur me armë mes vete. Pastaj edhe polemikat e disa viteve mes grupeve Babastars (Prishtinë) dhe OTR (Tiranë) përfunduan me diss-a e me rrahje mes tyre. Në vitin 2016, në qendër të Prishtinës dy grupet rivale u rrahën dhe u gjuajtën me armë, ku disa prej tyre kërkuan ndihmë mjekësore dhe njërit prej tyre iu largua një plumb nga trupi. Të rinjtë që janë në paraadoleshencë dhe janë të formim të personalitetit mund të modelojnë sjelle të tilla devijante. Poashtu gjuha që promovohet në këto këngë viteve të fundit duke u realizuar përmes “diss” duke u kapur për famën e tjetrit për të arritur në famë, duke u shfrytëzuar si rrugë për të arritur suksesin po e ndikon një masë të madhe rininë kosovare. Shto këtu, që nuk ekziston censurim i këngëve të cilat kanë shprehje eksplicite, dhe këta artistë linçojnë këngët nëpër rrjete sociale pa i censuruar dhe këto sjellje i përcjellin shumë të rinjë, e në kanalin youtube nuk cenzurohen që moshat e mitura të verifikohen”, ka përfunduar Daku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat