Edhe shtatë familjeve do t’u ndërtohen shtëpi të reja në Skenderaj

Sociale

Edhe shtatë familjeve do t’u ndërtohen shtëpi të reja në Skenderaj

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 09:28
Halil Kastrati dhe Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe humanisti Halil Kastrati nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” kanë vizituar sot familjet nga fshatrat e komunës sonë, të cilat janë përzgjedhur nga komisioni komunal për çështje sociale, për ndërtim të shtëpive.

Kështu thuhet në një njoftim për media nga zyra për informim të Komunës së Skenderajt.

Sipas njoftimit, familjet që janë përzgjedhur për shtëpi, janë: Jashar Miftari- Runik, Tafil Abdullahu – Çitak, Gani Dervishi – Kosterc, Hajriz Hyseni e Astrit Krasniqi – Vajnik si dhe Shefqet Sahiti e Behxhet Shala – Koliq i Poshtëm, të cilave gjatë vizitës u është kumtuar lajmi i mirë.

Kryetari Jashari ka thënë se kjo po bëhet fal bashkëpunimit mes Komunës dhe Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, siç tha ai në një bashkëfinancim të projektit të përbashkët fisnik e human, që t’u ju bëjnë zgjidhje me banim familjeve të cilat jetojnë në kushte shumë të vështira.

“Me humanistin Halil Kastratin nga Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ kemi të nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim në ndërtimin e 25 shtëpive për familjet që kanë gjendje jo të mirë ekonomike. Në emër të familjeve përfituese, gjithë qytetarëve tanë dhe Komunës, falënderoj hoxhë Halil Kastrati, për këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm, nëpërmjet të cilit po u kthehet buzëqeshja familjeve në nevoje. Lajmet dhe veprimet e mira nuk mbarojnë këtu!”, ka premtuar kryetari, Bekim Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat