I 'burgosur' në shtëpi, invalidi 33 vite që nuk shikon dritën e diellit

Sociale

I 'burgosur' në shtëpi, invalidi 33 vite që nuk shikon dritën e diellit

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 19:24
Ilustrim

Në rubrikën "Shqipëria pa filtra" kamera e emisionit BOOM është ndalur në Paskuqan, aty ku jeton familja Pirra e përbërë nga 9 anëtarë.

Varfëria dhe sëmundjet e disa pjesëtarëve te familjes janë sfidat që duhet të përballojë çdo dite Hanke Pirra. E moshuara ka nje djalë invalid, i cili ka me shume se 30 vite qe nuk lëviz nga krevati  dhe nuk e ka pare dritën e diellit. Ndërsa djali tjetër, i cili pas martesës ka dhe 3 fëmije vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Hapësira ku jeton familja me 9 anëtarë është  2 dhoma, ndërsa për të siguruar jetesën e moshuara mundohet te mbledhë  mbetje plastike .

Hanke Pirra: Është i verbër, nuk flet, para dhe tetraplegjikë grupi i parë. Duart ja kemi lidhur sepse godet veten e vet. Ka 33 vjet që rri kështu, nuk ngrihet.

Nusja e shtëpisë: Kam 3 fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Burrin siç e pe që është sëmurë, edhe kunati gjithashtu, dy pleqtë. 9 vetë në dy dhoma, me një të paralizuar. Shtëpia copë- copë me kushtet. Vajzën e shajnë shoqet, i thonë ti jeton me mbeturinat. 

Rexhilda Pirra, vajza: Shoqet më shajnë më ofendojnë. Me thonë që ti nuk vishesh si ne, ti nuk ke shtëpi. 

Nusja e shtëpisë: Burri shpesh herë bëhet edhe i dhunshëm me fëmijët. Ka tentuar ti gjuajmë fëmijët, por unë i kam larguar. NJë ditë për ne këtu është ferr, asnjë ditë gëzimi. Kam 13 vite qe jetoj me këto kushte.

Por pavarësisht këtyre vështirësive, vajza 10-vjeçare shkon në shkollë dhe mbi të gjitha është me rezultate të shkëlqyera.

Rexhilda Pirra, vajza: Unë jam në klasën e 4. Me mësime jam shumë mirë. Unë mësoj natën, në 12 të natës kur njerëzit janë në gjumë. Mësoj lexoj, mbyll librin dhe them përmbajtjen. Unë dua të kem një dhomë për veten dhe për motrën.

Çdo ndihme që mund të jepet për këtë familje do të jetë e mirëpritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat