Don Viktor Sopi për magjitë: Djalli nuk mund të mbizotërojë njeriun pa dashjen e tij

Sociale

Don Viktor Sopi për magjitë: Djalli nuk mund të mbizotërojë njeriun pa dashjen e tij

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 23:26
Don Viktor Sopi

Drejtori i përgjithshëm i Caritas Kosova njëkohësisht famullitar në Ferizaj- Don Viktor Sopi, sonte në ‘Personale’ ka folur mbi fenë dhe jetën.

Don Viktor Sopi i pyetur për ndikimin e djallit tek njeriu dhe magjitë e zeza, ka thënë se ata nuk mund të ndikojnë pa dashjen e vetë njeriut.

‘’Ne besojmë që mos i ka bërë magji në këtë apo atë person. Por nuk  mund ta prekë askush pa dashjen, përcaktimin dhe veprimin e vetë personit. Mund ta tundojë apo joshë, por jo me mbizotëru pa dashjen e vetë personit’’, ka thënë ai.

Tutje ai thekson se çdo veprim i keq i njeriut, bëhet nën direktiva të djallit.

‘Nëse ti beson, cdo vepër e keqe, është vepër e djallit. Vrasja është vepër shumë e madhe e keqe. Është shkëputje prej Zotit, dhe cdo veprim që i thotë Zotit jo, është po për djallin’’, thotë Don Viktor Sopi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat