Ulet numri i familjeve që marrin ndihma sociale në Kosovë - Bota Sot
Ulet numri i familjeve që marrin ndihma sociale në Kosovë

Sociale

Ulet numri i familjeve që marrin ndihma sociale në Kosovë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Në Kosovë janë rreth 24,767 mijë familje që jetojnë nga ndihmat sociale, 1.145 më pak se vitin e kaluar.

Kështu bëri të ditur Musa Demiri, udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas tij, bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore që e rregullojnë SNS, ekzistojnë dy kategori të përfitueseve të ndihmave sociale

“Kategoria e parë- familja në të cilën të gjithë anëtarët e familjes janë të varur dhe asnjëri prej tyre nuk është i punësuar dhe kategoria e dytë – Familja me një anëtar të aftë për punë, me të paktën një fëmijë nën moshën 5 vjeç apo që kanë në përkujdesje të përhershme një jetim nën moshën 15 vjeç”, ka sqaruar Demiri.

Siç tha ai, sipas kushteve dhe kritereve që parashihen me aktet ligjore dhe nënligjore të Skemës së Ndihmës Sociale, numri i familjeve që janë në Skemën e Ndihmës Sociale në muajin Qershor 2019 ka qenë rreth 24,767 familje.

Demiri theksoi se krahasuar me periudhë e njëjtë të një viti më parë (Qershor 2018), numri i familjeve përfitueseve është për rreth 1,145 familje më pak në Qershor të këtij viti.

“Kjo për shkak të disiplinimit të të gjithë akterëve në të gjitha nivelet, në zbatimin e kritereve ligjore dhe nënligjore të Skemës së Ndihmës Sociale, për shkak të aplikimit dhe funksionalizimt të pensioneve-skemave të reja në nivel të MPMS-së( pensionet e veteraneve, kompensimet për tetraplegjike, paraplegjike, të verbërit) ku kanë kaluar shumë familje të SNS-së tek këto skema të reja, ngase përfitimit tek ato skema/pensione janë më të larta se tek SNS”, sqaroi tutje Demiri.

Demiri po ashtu bëri të ditur se baza e re e të dhënave ka ofruar mundësi që të identifikohen dhe largohen familjet me të hyra të dyfishta (familjet mashtruese në SNS).

“Zbatimi i Udhëzimit Administrativ Nr. 08/2010 për procedurat administrative të kthimit të pagesave nga shfrytëzuesit e SNS-së, të fituara pa bazë ligjore. Angazhimi i anëtarëve të aftë për punë, të kategorisë së dytë, në projekte dhe punë publike etj”, tha ndër të tjera udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun në MPMS, Musa Demiri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...