Fillon ndërtimi i shtëpisë së familjes Radi në Pejë

Sociale

Fillon ndërtimi i shtëpisë së familjes Radi në Pejë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 16:11
Foto

Në komunën e Pejës sot është vënë gurthemeli për fillimin e ndërtimit të shtëpisë së dytë, për familjet në nevojë të komunitetit jo shumicë. Ky projekt synon të bëjë me shtëpi 273 familje në gjithë Kosovën.

Abedin Radi, kryefamiljar i familjes shtatë-anëtarëshe, thotë se ndihet i lumtur që tash më nuk do të ketë hall kulmin mbi kokë. Megjithatë, ai ka ende pakënaqësi.

 Radi: Këtu nuk ka as ujë e as rrymë" Këtu nuk ka as ujë as rrymë, prej këtu duhet me shku lartë, nëse nuk bëhet kjo, kjo është bërë badihava. Nuk mundemi me jetu na pa ujë dhe rrymë. Këtu kanë me u ndërtuar tri shtëpi, nëse nuk bëhen këto, badihava është ndërtuar kjo shtëpi... Na kanë thënë që do të vijë uji dhe rryma dhe rruga, por nuk dihet se sa do i mbajnë premtimet", thotë Radi.

E ministri në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica u zotua se ky projekt është realizuar falë përkushtimit të madh të ministrisë që udhëheq, i cili sipas tij, nuk do të jetë i vetmi.

 Reçica: Ky projekt përfshin ndërtimin e 273 shtëpive" Është ky një projekt që përfshin ndërtimin e 273 shtëpive, në më shumë se 20 komuna brenda Republikës së Kosovës. Është projekt që gëzon familjet nga komuniteti pakicë në Kosovë. Brengat e tyre, hallet e tyre që të kenë familjet e tyre të sigurta, të kenë kulm mbi kokë. Edhe këtu sot në Pejë edhe ditë më parë në Lipjan edhe në komunat tjera duke vazhduar në ditët në vijim, është sinjali në i mirë që shteti, Republika e Kosovës, Qeveria do të vazhdoj të qëndroj pranë qytetarëve në nevojë. Do të vazhdoj të jenë pranë secilit qytetar pavarësisht komunitetin. Jam këtu të ju siguroj juve dhe çdo qytetar që ne do të vazhdojmë me projekte tonat të ju mbështesim secilin qytetar të Republikës së Kosovës", tha ai.

Reçica mes tjerash tha se ky nuk do të jetë projekt i fundit në të mirë të komuniteteve. Tha se janë duke u angazhuar që të hapin mundësi të reja për ta, për aftësim profesional, me synim të përgatitjes për tregun e punës.

Deputeti Veton Berisha, tha se sot po niset një projekt i cili është shumë i rëndësishëm për gjithë ato familje në nevojë. Berisha tha se për këto komunitete, strehimi mbetet sfidë.

 Berisha: Strehimi mbetet situatë shqetësuese për neve"Në emër të komunitetit egjiptianë, ministër, në emër të gjithë atyre përfituesve të 273 shtëpive, në veçanti të komunitetit egjiptianë ju falënderoj për përkushtimin tuaj dhe angazhimin tuaj që ky projekt sot të jetësohet. Vërtetë strehimi mbetet situatë shqetësuese akoma për neve dhe do të këmbëngulim që secila familje e komunitetit egjiptianë dhe gjitha familjeve që kanë nevojë të kenë strehimin dhe të kenë jetën më të mirë", ka theksuar ai.

Ndërkaq, drejtori i Financave në Komunën e Pejës, Jeton Abazaj, tha se shiu që po bie gjatë vënies së gurthemelit për ndërtimin e shtëpisë së familjes Radi, pasqyron bereqetin për këtë familje.

Abazaj: Familjet janë mëse në nevojë"Familjet janë mëse në nevojë, nuk do të jetë mundësia e vetme që do të ju ndihmoj komuna edhe në këtë rast Ministria", u shpreh ai.

Ndryshe, javën që lamë pas në Lipjan është vënë gurëthemeli për ndërtimin e shtëpisë së parë. Ky projekt i cili synon të bëjë me strehë 273 familje të komunitetit joshumicë, 30 prej tyre do të ndërtohen vetëm në Pejë.

Ky projekt do të zgjas rreth gjashtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat